Një punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka denoncuar fshirjen e të dhënave të rëndësishme nga serveri i tatimeve.
Ai thotë se urdhri për këtë është dhënë nga drejtoresha e institucionit, Delina Ibrahimi, e cila i kërcënon ata që nuk zbatojnë urdhërin.
Denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook.
“Denoncohet ndrikull narkodrejtoresha Delina Ibrahimi se urdheron: -fshirjen ne serverin e tatimeve te te dhenave sensitive?!?! Krim i mirefillte! Narkoshtetit di te fshehe me çdo kushte gjurmet e krimeve te tij!
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
Pershendetje doktor!
Une punoj ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve,aktualish prej disa ditesh kemi marre urdher nga drejtoresha Delina Ibarhinmi per te fshire nga serveri te dhena sensitive ,po kercenohen punonjes te ndershem
me mosdhenie te librezes punes nese nuk zbatohen keto porosi.Administrata tatimore eshte kthyer privat biznes ne sherbim te drejtoreshes dhe dy Zv.Drejtoreve 30 vjecar te cilet nuk kane as libreze pune ata kercenojne cdo punonjes te ndershem me vendin e punes.Keshtu nuk punohet me ne kete sistem te kalbur. Te lutem se vetem te ty kemi shprese dhe je i vetmi qe na ndigjon.” – shkruhet në mesazhin e Berishës.