Vendosni fjalën kyçe....

Granit Xhaka bëhet baba, Taulanti dedikim mbesës së porsalindur: Do jem gjithmonë aty për ty


Granit Xhaka është bërë baba për herë të parë. Ditën e djeshme, bashkëshortja e tij Leonita, solli në jetë vogëlushen e tyre por përveç dy prindërve të rinj, ndër më të gëzuarit nga ky lajm është edhe Taulant Xhaka.

Ky i fundit uroi të vëllanë dhe kunatën që u bënë prindër, por fjalët më të bukura ia kushtoi mbesës.

Taulanti tha se do të jetë gjithmonë aty për mbesën e vogël të cilën e quan princeshë.

 “Sot është një ditë e veçantë për mu… Me plot gëzim e lumturi, që u bëra për herë të parë axhë!!! Jam krenar me ty vëlla, jam i bindur që bëhesh një prind i mrekullueshëm edhe një prind me shumë dashuri ndaj princeshës të vogël. Tash shkoj pak te Leonita, për mu je jo veç nusja e vëllait, por edhe motra ime edhe do ta kesh gjithmonë mbështetjen ton! Axhi Taulant do të jetë gjithmonë këtu për ty princesha e vogël”– shkroi Taulanti krahas një fotoje në Instagram.

Granit Xhaka u tërhoq pak nga futbolli në muajin e fundit të shtatëzënisë së Leonitës, duke thënë se donte t’i rrinte asaj pranë pasi në jetë për të ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.

 “Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua”, është shprehur Xhaka pak kohë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *