Vendosni fjalën kyçe....

Hipoteka në Vlorë s’gjen qetësi, dorëhiqen drejtuesit e rinj


Hipoteka e Vlorës duket se nuk po gjen dot qetësi. Sipas “Balkanweb”, drejtuesit e rinj janë larguar nga posti, duke krijuar sërish një situatë të tensionuar në institucion.

Drejtoresha e emëruar pak ditë më parë Elona Hodaj dhe zv.drejtori i Hipotekës, Krenar Xhemali kanë dhënë dorëheqjen për arsye të cilat nuk dihen.

U duk sikur emërimi i Hodajt me 19 shtator, do të mbyllte rrokadën në këtë institucion ku u pushuan 6 juristë dhe u paralajmeruan 19 te tjerë.

Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *