Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e pranon rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit siç është dhe nuk kërkon rinumërim.
Ai tha se nuk dëshiron ta prishë procesin e mirë zgjedhor në Kosovë, që është tregues i demokracisë në vend.
“Koalicioni ynë e pranon rezultatin zgjedhor ashtu siç është nga KQZ, nuk kërkojmë rinumërim dhe e pranojmë rezultatin siç është. Ne nuk kërkojmë rinumërim apo nuk kërkojmë përmbysje të rezultatit dhe nuk dëshirojmë që ta prishim këtë proces zgjedhor.” – tha Haradinaj në një konferencë për shtyp.
Ndërsa më tej ai u shpreh se për qytetarët e Kosovës ekziston mundësia e mashtrimit dhe zhgënjimit me fituesin e zgjedhjeve, kreun e Vetëvendosjes dhe partinë që ai drejton.
“Ju e e dini mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu, ekziston mundësia reale e një e mashtrimi dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim.” – shtoi Haradinaj.