Vendosni fjalën kyçe....

Me dokumente false drejt Kanadasë, arrestohen 8 shtetas shqiptarë në Itali


Tetë shtetas të huaj, të gjithë shqiptarë, janë arrestuar me bileta dhe dokumente false në aeroportin e Malpensas në Milano, ndërsa po përpiqeshin të udhëtonin drejt Kanadasë.  

Shqiptarët do të udhëtonin nga Malpensa drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës dhe më pas drejt Kanadasë, por u bllokuan në momentin e fundit nga policia e kufirit.

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e shkuar.

Të gjithë shqiptarët mësohet se kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

Pasi janë paraqitur në pikën e kontrollit ata janë prezantuar me dokumente dhe biletën e imbarkimit nga Tirana dhe pasi kanë kaluar portën e imbarkimit për udhetimet direkte në Londër dhe Dublin aty janë pikasur me dokumente dhe biletë false.

Ndërkohë që një tjetër shqiptar po në fundjavë u kap duke tentuar të kalojë me dokumente false në perëndim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *