Kreu i Shtetit Ilir Meta ka deklaruar se faji nëse Shqipëria merr një përgjigje negative nga Këshilli i Ministrave për negociatat është i politikës në nivele të larta pasi nuk ka ditur të bëjë detyrat.
Meta shtoi se është shmangur llogaridhënia si edhe nuk janë plotësuar vazhdimisht kushtet e vëna nga BE-ja.
“Shoqëria jonë është shoqëri që funksionon në mënyrë europiane. Politika në nivelet e larta është toksike. Është zgjedhur shmangia e llogaridhënies. Këtu nxitja e këtij konflikti, kjo tymnajë, krizë artificiale e bën të pamundur. Në këtë drejtim është kjo situatë konfliktuale që na ka sjell këtu ku jemi që na krijuan ato probleme me 30 qershorin që i dimë.
Dikush mund të thotë se: Pse na i vënë këto kushte Bundestagu? Ata kanë 3 vite që na i thonë këto gjëra. Europa ka disa standarde. Ka kritike politike, institucionale. Ne i kemi ditur këto gjëra, i ka ditur dhe kryeministri. Interesi politik afatshkurtër ka dominuar mbi një interes më të madh. Interes i gabuar që disa gjëra mund të zgjidhen me lobingje. Jo gjithçka zgjidhet me lobingje”-deklaroi Meta në një bashkëbisedim me studentët e UET.