Marco Giampaolo nuk është më trajneri i Milanit.
Lajmi u zyrtarizua mbrëmjen e së martës me anë të një komunikate nga klubi kuqezi, por tifozët e kishin të qartë që një ditë më parë se trajneri do të shkarkohej.
Aventura e Giampaolos me Milanin zgjati fare pak, vetëm 7 ndeshje në Serinë A, ku grumbulloi 9 pikë pas 3 fitoreve dhe 4 humbjeve.
Vendin e Marco Giampaolos do ta zërë Stefano Pioli, i cili pritet të firmosë nesër.