Vendosni fjalën kyçe....

Ministri serb “helm nga goja” për Albin Kurtin, s’lë gjë pa thënë


Pas fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin nuk duket i entuziazmuar. Përkundrazi, ai e ka kritikuar Kurtin duke thënë se shqiptarët kanë arritur ta surprizojë, por për keq.

“Sa herë që mendoj se shqiptarët nuk mund t’i udhëheqë një person më i keq, ata më demantojnë. Albin Kurti jetën e tij ia përkushtoi krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe urrejtjes ndaj serbëve dhe Serbisë”, tha Vulin, citon rtv.

Ministri serb shtoi se Kurti i urren serbët thjesht sepse ata ekzistojnë dhe se e do Kosovën pa serbë.

 “Më keq se ai janë vetëm serbët në Beograd që mundohen ta paraqesin si person të ri. Kurti nuk i do serbët e as Listën Serbe, ai dëshiron serbët privatë, që janë të mirë ndaj tij.

Ai që ofendoi vajzën e mitur të Presidentit Vuçiç i urren serbët thjesht pse ata ekzistojnë, ai dëshiron një Kosovë të tërë pa serbë. Ai nuk do të negociojë për asgjë përveç pavarësisë. Nëse po, ai mund t’i thotë përshëndetje pavarësisë menjëherë, në të kundërt nuk do të mirëpritet”, shtoi ministri serb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *