Vendosni fjalën kyçe....

“Ndryshim rolesh – Rusia bëhet ndërmjetës i fuqishëm global, SHBA sillet si plangprishës”


Rusia që prej kohësh është parë nga Perëndimi si një kërcënim për stabilitetin ndërkombëtar, ka provuar se është një garantues i sigurisë. Të paktën kështu tha ish-ministrja e Jashtme e Spanjës, Ana Palacio, e cila shtoi se SHBA-ja nga ana tjetët është shndërruar në një përçarës global.

Palacio, e cila gjithashtu ka punuar si Nënkryetare e Lartë dhe Këshilltare e Përgjithshme e Grupit të Bankës Botërore, paralajmëroi elitat politike perëndimore kundër perceptimit të Rusisë si shtet “plangprishës” që kërkon vetëm të “prishë planet e Perëndimit” në çdo lëvizje që bën.

Edhe pse një pamje e tillë e Moskës në dukje ka qenë e përhapur si që kur shpërtheu kriza në Ukrainë në vitin 2014, është koha e duhur që kjo qasje ndaj Rusisë të rishikohet beson politikania.

  • “Sot, Rusia është një ndërmjetës i vërtetë global.”

Ish-zyrtarja vuri në dukje se përpjekjet diplomatike të Moskës për vite të tëra, duket se janë paguar përfundimisht tani kur Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi përkrahjen e Kievit për një marrëveshje për zgjedhjet në rajonet e shkëputura lindore, që synojnë t’u japin përfundimisht atyre statusin e veçantë – diçka që Rusia e ka promovuar që në fillim. Në mënyrë të ngjashme, në shtator, Kombet e Bashkuara përfunduan formimin e një komiteti kushtetues prej 150 anëtarësh për Sirinë – një organ i propozuar për herë të parë në konferencën e organizuar nga Rusia në 2018.

Përgjigja e fundit e Moskës ndaj sulmit në naftëmbajtëset saudite, gjithashtu e paraqet atë si “nënshkrues të stabilitetit rajonal”, shprehet Palacio, duke përshëndetur më tej Rusinë për qëllimin e saj për të punuar me të gjitha palët në rajon mes tensioneve të ngritura midis Riadit dhe Teheranit.

  • “Kjo është qasja e një strategu, jo e një plangprishësi.”

Politika për armët e Uashingtonit nga ana tjetër, po e zhvendosin atë në rolin e një kërcënimi për stabilitetin global, paralajmëron Palacio.

Në fjalimin e saj për Project Syndicate, ajo thotë se perceptimi i Amerikës si një “fuqi kryesore e status-quo” nuk është gjë tjetër veçse një “forcë zakoni”, pasi SHBA kohët e fundit nuk ka treguar “asnjë prirje për të udhëhequr”.

Palacio kundërshtoi vendimet e presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja bërthamore iraniane e 2015-ës dhe marrëveshja klimatike e Parisit e 2016-ës, duke thënë se ato “ndonjëherë janë të barabarta me sjelljen e një plangprishësi”.

Megjithatë ajo ishte shumë më e kujdesshme në vlerësimin e saj për rolin e Evropës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pa e kritikuar Europën, politikania spanjolle ende e përshkruan Kontinentin e Vjetër me një rol jo të një force udhëheqëse të pavarur, por si një “lehtësues sistemik”.

Në këtë drejtim, ish-diplomatja e lartë e Spanjës u kërkon udhëheqësve europianë të rishikojnë edhe një herë qasjet e tyre dhe “të marrin në konsideratë të gjitha pasojat e mundshme të marrëveshjeve që lehtësojnë brenda një rendi global në ndryshim” dhe “të dinë saktësisht kujt i shërbejnë përpjekjet e tyre”.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *