Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti i Holandës diskuton vendimin mbi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


Parlamenti i Holandës po diskuton rezolutën për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deputetët kanë thirrur në interprelancë ministrin e Jashtëm Stef Blok për të diskutuar vendimin.

Më herët zyrtarë holandezë janë shprehur pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut ndërsa për vendin tonë kanë shprehur rezerva.

Qeveria holandeze ka qenë skeptike dhe kanë ngritur shqetësimin për rritjen e korrupsionit dhe rrezikun e krimit të organizuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *