Vendosni fjalën kyçe....

PDK-ja e Kadri Veselit ankohet në KQZ: Të rinumërohen votat


Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar rinumërim të votave. Mul Desku, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka konfirmuar se PDK-ja ka dorëzuar një ankesë në PZAP, me arsyetimin se kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, por sqaroi se nuk e di saktësisht se çfarë ka kërkuar ky subjekt politik.

 “Jemi në dijeni se dje ka ardhur një ankesë nga ky subjekt politik. Deri më tash kaq mund të them, nuk kemi asnjë informacion rreth pretendimeve të ankesës së kësaj partie”, ka thënë Desku.

Sipas tij, tashmë PZAP-i është duke u marrë me ankesën e PDK-së, megjithatë shton: “Deri atëherë nuk mund të konfirmojmë se qëndron diçka prapa pretendimeve”.

Gazeta Express shkruan se Betim Gjoshi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, ka konfirmuar se kanë kërkuar rinumërim. PDK pretendon se rreth 1000 vota të PDK-së kanë kaluar te partitë e tjera, si pasojë e një defekti në formularët e KQZ-së.

“Realisht nuk jemi anku për shkak të parregullsive. Por KQZ-ja rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e kanë qenë 25 parti. Ka disa raste që votat tona janë bartë te subjektet e tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat me u kthy në vend të vetin, asgjë tjetër. Na kemi kërkua që me u rinumërua që me na u kthy rezultati”, ka thënë Betim Gjoshi.

PDK-ja e Kadri Veselit doli e treta në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Veseli në një konferencë për media në orët e vona të 6 tetorit pranoi humbjen dhe tha se do kalonte në opozitë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *