Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon zyrtarisht numërimi i votave në Kosovë, si do ndahen deputetët në Kuvend


Ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Fituese e zgjedhjeve është shpallur Vetëvendosja me 25.48% të votave ose 202.968 vota.

Në vend të dytë është LDK-ja me me 24.82% të votave ose 179.702 vota kurse në vend të tretë është PDK-ja me 21.25 % të votave ose  169.211 vota.

Në vend të katërt është renditur koalicioni AAK-PSD me 11.57% të votave ose 92.000 vota.

Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR nuk ka arritur që të kaloj pragun ka marrë 4.96% të votave ose e thënë ndryshe 39.495 vota.

Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosja pritet të ketë 30 ose 31 deputetë, LDK-ja 29 apo 30 deputetë, PDK-ja 25 ose 26 deputetë ndërsa AAK-PSD 14 deputetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *