Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit e Rita Orës festojnë fitoren e Albin Kurtit


Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje shënuan në zgjedhjet e së djelës një fitore historike, por festimet nuk janë ndalur vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Britaninë e Madhë.

Që nga Londra, prindërit e këngëtares nga Kosova Rita Ora kanë shprehur mbështetjen dhe gëzimin e tyre të madh për fitoren e Vetëvendosjes.

Nëna e këngëtares, Vera Ora, ka publikuar një fotografi me bashkëshortin Besnikun ku të dy shihen të qeshur dhe e shoqëron atë me mbishkrimin “VV” dhe me dy zemra në ngjyrat kuq e zi.

Qytetarët e Kosovës i besuan drejtimin e qeverisë Albin Kurtit, pas viteve të tëra opozitë me 25.81% të votave. Pas VV-së vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave dhe e treta në garë renditet PDK-ja me 21, 18% të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *