Vendosni fjalën kyçe....

Riatdhesohen 60 shtetas shqiptarë nga Franca e Belgjika


60 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca e Belgjika të cilët janë kapur duke qëndruar në mënyrë të parregullt në vendet e lartpërmendura ose u është refuzuar azili.

Sipas njoftimit të policisë, 55 nga këta shtetas kanë ardhur nga Franca e 5 nga Belgjika.

Në njoftim u hëhet thirrje shtetasve shqiptarë që të resektojnë rregullat e qëndrimit në Schengen dhe të mos kërkojnë azil pasi shanset për këtë janë zero.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë me qëndrim të parregullt në territorin francez, si edhe për persona apo familje, të cilëve iu është refuzuar azili në Francë, mesditën e sotme u organizua operacioni i riatdhesimit, si rezultat i bashkëpunimit mes Francës dhe FRONTEX-it, me nisje nga aeroporti Lille Lesquin.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan gjithsej 60 shtetas shqiptarë, nga këta 55 nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *