Një avion luftaral “F-16” amerikan është rrëzuar në një zonë pyjore afër Zemmerit në Gjermaninë perëndimore, sipas Forcave Ajrore Gjermane.
Banorëve u kërkohet të qëndrojnë larg zonës në mënyrë që të mos pengojnë ndërhyrjen e autoriteteve që po hetojnë shkaqet e rrëzimit.
Piloti arriti të dilte nga aeroplani para se ai të përplasej përtokë dhe është dërguar në spital, tha policia, megjithatë gjendja e tij nuk dihet ende.
Avioni u rrëzua në një zonë të pabanuar, sipas medias gjermane “SËR”. Shkaku i përplasjes është nën hetim.