Në një paralajmërim të hapur e të drejtpëdrejtë për aleatin e NATO-s, presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të “shkatërrojë” ekonominë turke, nëse ai mendon se ajo e kalon vijën e kuqe në Siri.
Ai më pas i tha Ankarasë që të “vëzhgojë” luftëtarët e ISIS-it në mungesë të SHBA-së.
“Nëse Turqia bën ndonjë gjë që në dijeninë time e konsideroj se është jashtë kufijve, unë do të shkatërroj dhe fshij plotësisht ekonominë turke (unë e kam bërë atë më parë!)” – kërcënoi Trump me anë të një postimi në Twitter.
Trump bëri thirrje që Turqia të bashkohej me “Evropën dhe të tjerët” në “vëzhgimin e luftëtarëve dhe familjeve të kapura të ISIS ” vetëm disa orë pasi njoftoi se SHBA përfundimisht do të tërhiqej nga veriu i Sirisë të hënën.
Njoftimi shkaktoi kritika të ashpra nga “skifterët e luftës” në Kongres dhe media, si dhe ekspertë të politikës së Lindjes së Mesme, që thanë se nga Siria do të braktiste kurdët, që do copëtohen nga Turqia.