Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Holandeze: Maqedonia e Veriut ka bërë progres, Shqipëria të bëjë më shumë punë


Në kulmin e diskutimeve lidhur me qëndrimin e Holandës për hapjen e negociatave me Shqipërisë, një qëndrim zyrtar vjen nga Ambasada e Holandës, fill pas diskutimeve që u bënë në Parlamentin e këtij vendi.

Përmes një njoftimi, kjo ambasadë rendit arritjet mes dy vendeve dhe hendeku mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut del qartë mes rreshtash.

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut përmendet se progresi është inkurajues, në rastin e Shqipërisë risillen në  vëmendje kriteret e paplotësuara të vendosura më parë dhe këshillohet të bëhet më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reagimi i Ambasadës Holandeze:

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.

–      Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.

–      Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.

–      Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.

–      Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *