Vendosni fjalën kyçe....

Arqipeshkvi kundër letrës së ministreve gra për Holandën: Kush i’u dha të drejtën të flisni në emrin e shqiptarëve


Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit Mons.George Frendo ka reaguar lidhur me letrën e ministreve gra të qeverisë Rama, drejtuar Hollandës për hapjen e negociatave.

Mons.Frendo shpreh indinjatën e tij për këtë letër drejtuar Holandës për faktin se në rreshtat e ministreve gra thuhet se “nëna dhe bija, gra luftojnë për familjet dhe për kombin tonë” një fjali e cila drejtuar një shteti i cili ka lejuar abortin, martesat gay.

Më tej Arkipeshkvi i drejtohet ministreve se kush i dha të drejtën të flasin në emër të gjithë shqiptarëve.

Në rreshtat e tjerë në postimin në Facebook, arkipeshkiv dënon lavdërimet për Holandën pasi është një shtet që nuk mbron familjen bërthamë pasi ka miratuar martesat brenda së  njëjtës gjini.

Ministret gra një ditë më parë iu drejtuan me një letër Parlamentit Holandes për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

RRETH LETRËS SË MINISTRAVE GRA

Mons. George Frendo,
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Hollandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.
Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Disa komente. “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Hollandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave? Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njejtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *