Pas një tratative që dwshtoi vetëm në çastet e fundit, talenti gjerman i Mançester Sitit mund të transferohet në janar në ekipin e drejtuar nga kroati Niko Kovaç.
Sport Bild” raporton për një takim mes Xhovani Brakinit, person shumë i afërt me klubin bavarez, dhe David Gardner, agjenti i sulmuesit anësor gjerman.
Takimi është bërë javën e shkuar dhe tregon se interesi i Bajernit nuk është shuar kurrë dhe kërkon ta finalizojë këtë tratativë në dritaren dimërore të merkatos.