Trajneri i Skënderbeut i cili ka arritur disa suksese të rëndësishme me klubin juglindor duke e çuar edhe në Europa League ka shprehur dëshirën për të drejtuar edhe kombëtaren.
Ilir Daja cilësohet si një nga trajnerët më të mirë në Superligë dhe puna e tij është dalluar me sukseset e arritura.
Tashmë për trajnerin e Skënderbeut synim është kombëtarja por që sipas tij është vendim që merret vetëm nga drejtuesit e Federatës.
“Ëndrra e çdo trajneri më e madhe është që një ditë të drejtoj edhe Kombëtaren e vendit të vet. Duke hequr dorë nga modestia jam i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë nga ana profesionale, por që ky vendim është vendim i drejtuesve të Federatës. Kanë bërë një zgjedhje të mirë në këto vitet e fundit, sepse kanë marrë trajner nga një shkollë që është mjaft e mirë në nivel ndërkombëtar siç është ajo italiane”-ka thënë Daja në një intervistë për Ora News.