Templates by BIGtheme NET

Egjipti i bashkohet Greqisë e Qipros: Shpimet e Turqisë për naftë në Mesdhe destabilizojnë rajonin

Qiproja, Greqia dhe Egjipti dënuan atë që e cilësuan si një përpjekje “e paligjshme dhe e papranueshme” nga Turqia për të shpuar brenda ujërave ku Qiproja ka të drejta ekskluzive ekonomike, tha “AP”.

Presidenti Abdel Fattah el-Sisi priti një takim të martën presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Kajro.

“Praktikat dhe shpimet e papranueshme të Turqisë janë një sulm i ashpër ndaj të drejtave të Republikës Qipriote dhe të drejtës ndërkombëtare,” tha Anastasiades. Ai shtoi se Qiproja do të përdorë “të gjitha mjetet e mundshme diplomatike për të kundërshtuar agresionin e Turqisë”.

Udhëheqësi i Egjiptit tha se praktikat e njëanshme nga Turqia rrezikojnë të destabilizojnë tërë Mesdheun lindor dhe “dëmtojnë interesat” e vendeve të saj.

Turqia ka dërguar anije për të kërkuar për hidrokarbure pranë brigjeve të Qipros, duke thënë se po mbron interesat e veta dhe ato të turqve qipriotë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*