Vendosni fjalën kyçe....

Gjysmë milioni euro grabitje, policia arreston 3 shtetas shqiptarë si të dyshuar kryesor


Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë të dyshuar si hajdutë. Ata dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh, e se mallrat e grabitur kapin shumë e mbi 1.5 milionë euro.

Të tre janë ndaluar nga agjentë policorë dhe u akuzuan për vjedhje të rëndë. Të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë të moshave 33, 30 dhe 24 vjeç e ndodheshin në shtetin italian pa leje qëndrimi, shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa, si pjesë e po këtij operacioni u arrestua edhe një shtetas shqiptar, mbi të cilin bien akuza më të lehta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *