Vendosni fjalën kyçe....

Greqia pro çeljes së negociatave: Mbështetja varet nga plotësimi i kushteve të kandidatëve


Greqia është shprehur pro çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për mediat greke, ministri Plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, ka deklaruar se Athina zyrtare është për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë.

Megjithatë zyrtari i lartë grek shtoi se mbështetja greke për përspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor është e lidhur me plotësimin e kushteve të vendeve kandidate.

“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë. Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, ka thënë Varvitsiotis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *