Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 45-vjeçari në Fier, i dënuar në Itali me 18 vite burg (Video)


Policia e Fierit ka ndaluar një person i cili ishte dënuar në Itali me 18 vite e 4 muaj burg.

Në pranga ka rënë 45-vjecari me iniciale F.G., banues në Dërmënas.

Ai ishte shpallur në kërkim në vtin 2016 pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos në vendin fqinj me burg për trafik droge në sasi të mëdha.

Gjatë operacionit është bllokuar edhe një armë gjahu si dhe lëndë narkotike.

Informacion paraprak

Finalizohet operacioni i koduar “Dërmënas”.

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *