Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoni punë pranë FA-ve? Ministria e Mbrojtjes njofton mbi 300 vende të lira


Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbi 300 pozicione të lira pune, tek Forcat e Armatosura.

Përmes një njoftimi, ministrja Olta Xhaçka fton të interesuarit që të aplikojnë për këto pozicione: “ “Çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur! Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje”.

Bëhet fjalë për pozicione të lira pune si: Polici Ushtarake, Këmbësori, Shofer, Kuzhinier, Motorist, Infermieri e tjerë. Madje janë edhe dy vednde të lita pune si muzikant.

INFORMACIONI  

Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktiv dhe kërkon të rekrutojë për periudhën 09.03–15.05.2020, gjithsej 312 kandidatë, sipas rajoneve:

Rajone

Tiranë 175 kandidatë,
Shkodër 40 kandidatë,
Lezhë 4 kandidatë,
Durrës 18 kandidatë,
Vlorë 7 kandidat,
Berat 44 kandidatë,
Elbasan 5 kandidat,
Burrel 1 kandidatë,
Kukës 1 kandidat,
Gramsh 5 kandidat,
Poliçan 12 kandidat,

Specialitete

Ndërlidhje 17,
Polici Ushtarake 15,
Këmbësori 120,
MZ 2,
Shofer 47,
Mirëmbajtje 9,
Kuzhinier 2,
Motorist 2,
Xhenio 2,
Infermieri 11,
Roje 83,
Muzikant 2.

Dokumentin pdf përmban informacionin e plotë për procedurat, kriteret, afatet, testimet etj.
Formulari i aplikimit në formatin ëord
Formulari i pranimit në formatin ëord
Formular vetëdeklarimi
Formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri në 30 dhjetor 2019.

Tel: 042 348 588

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *