Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi se marrdhëniet mes tij dhe Kryeministrit Rama nuk janë shume të mira pasi janë prishur për shkak të afrimitetit të tijj me Presidentin e Kosovës Hashi Thaçi.
Sipas Kurtit është enigmatike pse Rama nuk shkëputet nga idetë e Thaçi.
Ndërsa për raportet me Presidentin Meta, kreu i Vetëvendosjes deklaroi se janë shumë të mira por që nuk janë takuar shpesh.
“Raportet e mia me Ramën nuk mund të them që i kemi shumë të mira, por duhet ti përmirësojmë. Raportet me të i prisha për shkak të afrimitetit të tij me Thaçin në kohën kur zhvillohej protesta më e madhe kundër presidentit të Kosovës.Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund te shkëputet dot nga idetë e Thaçit. Me presidentin e Shqipërisë i kam raportet shumë të mira, por kemi kohë qe nuk jemi takuar”-deklaroi Kurti në emisionin “Opinion”.