Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyrja e Turqisë në Siri, mblidhet Këshilli i Sigurimit në OKB


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të bëjë një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura të enjten, me kërkesë të anëtarëve të saj europianë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti i saj aktual, ambasadori i Afrikës së Jugut, Jerry Matthews Matjila, i bëri thirrje Turqisë që të kursejë civilët dhe të ushtrojë vetëpërmbajtje maksimale.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kërkoi sot ndërprerjen e ofensivës së nisur nga Turqia në veri të Sirisë dhe paralajmëroi se nuk do të ketë financime europiane për një zonë sigurie.

“Turqia ka probleme sigurie në kufirin e saj me Sirinë, që ne duhet t’i kuptojmë, megjithatë, i bëj thirrje Turqisë, sikurse çdo aktori tjetër, që të përmbahet. Një sulm do të përkeqësojë vuajtjet e civilëve”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi turk në Sirinë veriore është një ide e keqe dhe ai nuk e miraton operacionin ushtarak, duke shtuar se Ankaraja tani mban përgjegjësi për të gjithë luftëtarët e Shtetit Islamik në zonë.

“SHBA nuk e miraton këtë sulm dhe ia ka bërë të qartë Turqisë se ky operacion është një ide e keqe”, tha Trump në një deklaratë, duke theksuar se asnjë ushtar amerikan nuk është në fushën e sulmit.

Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi sot një ofensivë te re në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *