Templates by BIGtheme NET

Një britanik, një amerikan e një japonez fitojnë Nobelin në Kimi

Tre shkencëtarë kanë marrë çmimin Nobel 2019 në Kimi për zhvillimin e baterive me litium të jonizuara.

John B. Goodenough, M. Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino ndanë çmimin për punën e tyre në këto pajisje të rimbushshme, të cilat përdoren për pajisjet elektronike portative.

Në moshën 97 vjeç, Profesor Goodenough është laureati më i vjetër i Nobelit ndonjëherë.

Profesori i kimisë, Olof Ramström, tha se bateritë e litiumit të jonizuar “aktivizuar botën elektronike që merret me vete “.

Treshja do të ndajë paratë e çmimIt prej nëntë milion koronash (738,000 stërlinash).

Bateria prej litiumi e jonizuar është një bateri e lehtë, e rikarikueshme dhe e fuqishme që përdoret në gjithçka, nga telefonat mobilë deri tek laptopët e makinat elektrike.

Komiteti Nobel tha: “Bateritë litium-jonike përdoren globalisht për të përdorur pajisjet elektronike që mbahen me vete e që ne përdorim për të komunikuar, punuar, studiuar, dëgjuar muzikë dhe për të kërkuar njohuri”.

Përveç përdorimit të tyre në automjete elektrike, pajisjet e rikarikueshme mund të ruajnë gjithashtu sasi të konsiderueshme të energjisë nga burime të rinovueshme, të tilla si energjia diellore dhe e erës.

Themeli i baterisë litium-jon u vendos gjatë krizës së naftës të viteve 1970. M. Stanley Whitingham, 77 vjeç, i cili lindi në Nottingham, në Mbretërinë e Bashkuar, ka punuar për të zhvilluar teknologji energjetike që nuk mbështeten në karburantet fosile.

Ai zbuloi një material të pasur me energji të quajtur disulfidi i titanit, të cilin e përdori për të bërë një katodë – terminalin pozitiv – në një bateri litiumi.

Ëhittingham, i cili tani është me qendër në Universitetin Binghamton në Vestal, SH.B.A., e bëri anodën, terminalin negativ të baterisë, nga litiumi metalik.

John B. Goodenough, i cili është Amerikan, por ka lindur në Gjermani, parashikoi që katoda mund të përmirësohej nëse ajo bëhej nga një oksid metalik, sesa nga një sulfid.

Në 1980, pasi kërkoi për materialin ideal, Goodenough, i cili është profesor në Universitetin e Teksasit, Austin, përdori oksidin e kobaltit për të rritur potencialin e baterisë së litiumit në katër volt.

Me katodën e Goodenough si bazë, Akira Yoshino, 71 vjeç, krijoi baterinë e parë të litiumit të jonizuar në vitin 1985.

Yoshino, i cili ka lindur në Osaka, Japoni, punon për Korporatën Asahi Kasei dhe Universitetin Meijo.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*