Propozimi për zvogëlimin e numrit të ligjvënësve është miratuar në Parlamentin italian.
Mediat italiane shkruajnë se ishte Lëvizja 5 Yjet e cila kishte bërë propozimin për të shkurtuar numrin e ligjvënësve nga 945 në 600.
Sipas “Ansa.it” projektligji synon të ulë shpenzimet shtetërore dhe qeveritare për të ndihmuar ekonominë italiane, u miratua përfundimisht me 553 vota pro, 14 kundër dhe dy abstenime.
Duke qenë një projektligj kushtetues, kërkohej një shumicë absolute e anëtarëve të Kuvendit, e barabartë me 316 vota, raportojnë mediat italiane.
Tashmë, numri i deputetëve ka shkuar në 400 nga 630 dhe senatorët në 200 nga 315.
Me duartrokitje është pritur miratimi i këtij projektligji qe eshte quajtur reformë për shkurtimin e shpenzimeve parlamentare, veçanërisht nga tavolinat e Levizjes 5 Yjet.
“Projekt-ligji kushtetues që zvogëlom numrin e parlamentarëve është miratuar nga parlamenti. Një reformë që prek kostot e politikës dhe e bën funksionimin e Parlamentit më të efektshëm. Një hap konkret për të reformuar Institucionet tona, për Italinë është një ditë historike”, shkroi Kryeministri Giuseppe Conte në Twitter.
“Një reformë historike, një fitore e madhe për qytetarët italianë”, tha Luigi Di Maio para Parlamentit.
Me projektligjin e ri, qeveria e Italise synon të kursejë 300 mijë euro në ditë.
Di Maio tha: “Ne do kursejmë 300 mijë euro në ditë, atë që një qytetar në shumë raste nuk arrin ta sigurojë madje as gjatë një jete”.