Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbërrin në Beograd për mini Shengenin Ballkanik


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbin në kuadër të një takimi trilateral mes tij Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në përfundim të takimit, liderat e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të firmosin një marrëveshje për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve që është cilësuar si Mini Shengeni ballkanik.

Kryeministri Rama do të pritet fillimisht nga Vucic e më pas do të ketë edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev. Ndërkohë, të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat, raporton A2 CNN.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *