Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria me mungesa ndaj Turqisë, luan mundësinë e fundit


Pas mungesave të mbrojtësve Mavraj e Hysaj për ndeshjen  e ardhshme eliminatore të Euro 2020 ndaj Turqisë, trajneri italian Reja, ka vendosur që shiritin e kapitenit t’ia besojë Memushajt.

Shqipëria luanë ndaj Turqisë më 11 tetor ndërsa 3 ditë më vonë udhëton drejt Moldavisë për t’u ndeshur me këtë të fundit. Dy takimet janë tejet të rëndësishme për ecurinë e ekipit për sa i përket renditjes në grup.

Kuqezinjtë e kanë humbur ndeshjen ndaj Turqisë në Elbasan dhe do të shkojë në Stamboll për t’u hakmarrë dhe për të marrë një fitore që teorikisht do e rikthente në garë edhe pse mundësitë nuk janë shumë të mira duke pasur parasysh ekipet e tjera në grup.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *