Viktor Bout, i një rus i dënuar me 25 vjet burg në Amerikë, këmbëngul se është i burgosur politik dhe viktimë e drejtësisë së njëanshme të SHBA-së.
Bout ka folur në një intervistë për RT lidhur me arsyet se pse gjërat shkuan aq keq për të.
Biznesmeni rus u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 pas një operacioni të DEA-s. Ai u akuzua se kishte rënë dakord t’u shesë raketa Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), kështu ai u ekstradua dhe u dërgua me burg.
Por në intervistën për RT-në, Bout tha se ai ishte dënuar pa baza dhe se dënimi i tij ishte jashtëzakonisht i ashpër thjesht sepse është rus.
“Unë jam këtu për shkak të kombësisë time. Unë mohova të bashkëpunoja me ta. “– tha ai.
“Ata u afruan dhe thanë: ne do t’i japim të gjithë familjes suaj kartën e gjelbër dhe do ju sistemojmë këtu, nëse na tregon disa pisllëqe për Putinin dhe se sa i korruptuar është regjimi i tij dhe kështu me radhë. Dhe unë thashë që ke ardhur te personi i gabuar. Kjo është arsyeja pse unë shkova në gjyq.”– pretendon Bout.