Banorët e Unazës së Re i kanë bërë thirrje publikisht presidentit të vendit Ilir Meta, që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas tyre, në Unazën e Re ka një skenar për gjakderdhje. Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po e bën këtë me qëllim, disa ditë përpara marrjes së një përgjigjeje nga Komisioni Europian lidhur me negociatat.
“Kam një thirrje për presidentin e Republikës. Të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ka plane për gjakderdhje në Unazën e Re. Është presion për të penguar negociatat. Po bëhet për të çorientuar Albin Kurtin dhe kanë gjet Unazën e Re, njerëz të lodhur.
Po pregatitet gjakderdhje. Data 10 me 18 është shumë afër. Edi Rama na ka mbajt një vit, jua them me siguri të plotë. I bëj thirrje presidentit, ambasadave, sidomos ambasadës Amerikane se ne kemi dalë me flamurin amerikan dhe u kemi treguar hajdutin e tyre. Amerikanët na e kanë borxh për të na mbrojt ne.”, tha një prej banorëve.
Një nga thirrjet në kor të këtyre banorëve që qëndrojnë prej më shumë se një ore përpara Drejtorisë së Policisë, ishte: “Ku është presidenti, ku është presidenti?”