Vendosni fjalën kyçe....

“Hej Europë, zgjohu” – Erdogan kërcënon me dërgimin e miliona refugjatëve drejt BE-së


Presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar Evropën që të mos e kritikojë sulmin ushtarak të vendit të tij në verilindje të Sirisë, duke thënë se ai mund të lejojë që miliona refugjatë të hidheshin drejt BE-së nëse ai vendos kështu.

Në një fjalim para ligjvënësve nga partia e tij AK, Erdogan paralajmëroi se do të kishte pasoja nëse Evropa e konsideronte operacionin e Turqisë në Siri si një pushtim.

“Hej BE, zgjohu. Po e them përsëri: Nëse përpiqeni të etiketoni operacionin tonë atje si një pushtim, detyra jonë është e thjeshtë. Ne do të hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milion migrantë te ju.”

Kërcënimi vjen pasi Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se Ankaraja “duhet të ndalë operacionin e vazhdueshëm ushtarak” në verilindje të Sirisë.

Ai tha se inkursioni “nuk do të funksionojë” dhe se Turqia nuk duhet të presë ndihmën e Evropës për krijimin e një të ashtuquajture “zonë të sigurt”.

Turqia filloi Operacionin Pranvera e Paqes të mërkurën, në mënyrë që të krijonte një “zonë të sigurt” në anën siriane të kufirit. Zona kontrollohet nga milicitë kurde të mbështetur nga SH.B.A., të cilat Ankara i konsideron si terroristë. Erdogan pretendoi se forcat turke kanë vrarë tashmë 109 “militantë” që prej fillimit të operacionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *