Trajner i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka nisur konferencën e fund për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Turqisë, që është praktikisht dhe mundësia e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar një vend në Euro2020.
“E njoh skuadrën Turke. Kam ndjekur ndeshjet më të rëndësishme. Ka fituar kundër Francës. Kanë treguar një lojë shumë të mirë. Kanë marrë dhe rezultatet shumë të mira.
Duhet të jemi taktikisht të rregullt. Ka lojtarë të fortë dhe teknikisht të përgatitur. Kanë shënuar gola dhe nga goditje dënimi. Duhet të tregojmë vëmendje gjatë gjithë lojës. Dua të shikoj përmirësime nga skuadra ime. Kemi bërë një punë të mirë. Dua një përqëndrim maksimal, vëmendje maksimale dhe të shprehim lojën tonë”-deklaroi Reja.