Vendosni fjalën kyçe....

U dha gazetarëve informacione sekrete, arrestohet analisti i Inteligjencës Amerikane


Një analist i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA është arrestuar dhe akuzuar për zbulimin e informacionit të klasifikuar sekret për një gazetare, me të cilin thuhet se kishte një marrëdhënie të ngushtë.

Henry Kyle Frese, një analist 30-vjeçar kundër-terrorizmit, kishte punuar për DIA-an që nga janari i vitit 2017 para se të bëhej një punonjës me kohë të plotë.

Sipas aktakuzës, një reporter shkroi të paktën tetë artikuj bazuar në raportet e kompromentuara të inteligjencës të marra nga Frese.

Disa nga raportet e klasifikuara të inteligjencës të cilat Frese kishte dhënë, nuk ishin të lidhura me detyrën e tij.

Në vitin 2018, ai akuzohet se i ofroi informacione sekrete në lidhje me sistemet e armëve të një vendi të huaj, një gazetari që jetonte në Virxhinia.

“Shpalosja e paautorizuar e informacionit sekret mund të pritet të shkaktojë dëm jashtëzakonisht të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”– tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë.

Gazetari i parë dyshohet se ka kontaktuar me Fresen përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë në “Twitter”, duke e pyetur nëse ai do të fliste me një gazetar tjetër një javë pasi kishte zbuluar një nga raportet e inteligjencës.

Sipas mediave amerikane, Frese me sa duket u përgjigj se ai ishte dakord për të ndihmuar gazetarin e dytë nëse ai do të ndihmonte të parin.

Gazetarët nuk përmenden në aktakuzë, por njëra prej tyre mund të jetë Amanda Macias, korrespodentja e sigurisë kombëtare për CNBC, me të cilën besohet se Frese është përfshirë në mënyrë romantike.

Nëse dënohet për të dy akuzat për rrjedhje të informacionit, Frese mund të përballet me një dënim maksimal prej 10 vjetësh burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *