Vendosni fjalën kyçe....

29 republikanë kërkojnë sanksione të reja ndaj Turqisë për sulmin ndaj kurdëve


Dhjetëra përfaqësues republikanë janë vendosur të prezantojnë një projekt-ligj për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Turqisë, mbi përfshirjen e saj në Sirinë Veriore dhe sulmet ndaj luftëtarëve kurdë.

Drejtuar nga Liz Cheney, një grup prej 29 republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve njoftuan nismën për të vendosur sanksione të reja për Ankaranë në përgjigje të operacioneve të saj përgjatë kufirit siriano-turk, ku Turqia shpreson të krijojë një “zonë të sigurt” nga luftëtarët kurdë të cilët i konsideron një kërcënim.

“Presidenti Erdogan dhe regjimi i tij duhet të përballen me pasoja të rënda për sulmin pa mëshirë ndaj aleatëve tanë kurdë në veri të Sirisë, të cilët pësuan mijëra viktima në luftën kundër ISIS dhe na ndihmuan të mbronim atdheun,” tha Cheney në një deklaratë.

“Nëse Turqia dëshiron të trajtohet si një aleat, ajo duhet të fillojë të sillet si një e tillë.”, shtoi ajo.

Më herët të enjten, presidenti amerikan Donald Trump tha se Uashingtoni do të “ndërmerrte hapa shumë të ashpër” ndaj Turqisë, nëse ajo do i kalonte kufijtë në sulmin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *