Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Opozita është duke punuar për platformë zgjedhore, Basha është për sistem mazhoritar të pastër


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një intervistë për “Abc Neës” deklaroi se opozita e bashkuar po punon për një platformë e cila do ketë propozime për një sistem që i garanton qytetarëve të zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin.

Sipas Bardhit kreu i PD-së është shprehur për një sistem mazhoritar të pastër.

E kemi bërë publik qëndrimin. Ka një qëndrim të kahershëm të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili ka përkrahur publikisht sistemin mazhoritar të pastër. Lidhur me qëndrimin zyrtar të opozitës, ne jemi të hapur te diskutojmë për një sistem që garanton që qytetari të zgjedhë në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin e vet në Parlament.

Por kjo, aktualisht, nuk është çështja prioritare që ka opozita. Fillimisht duhet të garantojmë që vota e qytetarit shqiptar lexohet drejt dhe më pas duhet të gjejmë sistemin qe do të aplikojmë për zgjedhje. Sepse, qoftë proporcional me vota të hapura, qoftë me lista të mbyllura, nëse vota e qytetarëve vidhet, nëse votuesit kërcënohen, nëse punonjësit e administratës publike janë nën presion për t’u pushuar nga puna, atëherë kjo votë nuk ka vlerë, cilido sistem zgjedhor të jetë”-deklaroi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *