Vendosni fjalën kyçe....

“BE do diskutojë sanksione të mundshme ndaj Turqisë” – Zyrtarja e lartë franceze


Bashkimi Evropian do të diskutojë sanksionet kundër Turqisë për veprimin e saj në Siri, tha të premten Sekretarja e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Amelie de Montchalin.

“Do të debatohet javën e ardhshme në Këshillin Evropian,” tha de Montchalin në radion ‘France Inter’.

“Natyrisht, është në tryezë. Ne nuk do të mbetemi të pafuqishëm teksa përballemi me një situatë që është tronditëse për civilët, forcat e lira siriane dhe stabilitetin e rajonit,” shtoi ajo, citon ‘Reuters’.

Turqia nisi të mërkurën operacionin ‘Pranvera e Lirisë’, duke pretenduar të krijojë një shteg të sigurt përgjatë kufirit me Sirinë, për refugjatët sirianë që të kthehen në shtëpi.

Sulmi nuk është pritur mirë nga SHBA e BE, që kanë paralajmëruar për sanksione në rast se Ankaraja do i kapërcejë kufijtë e pretenduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *