Vendosni fjalën kyçe....

“Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë jo Thaçi”, si e pret Vuçiç deklaratën e Albin Kurtit


Albin Kurti ka deklaruar se si kryeministër do të jetë ai që do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Dialogun do ta udhëheq unë, si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, meqenëse shteti ynë i pavarur është republikë parlamentare, është obligim kushtetues dhe ligjor edhe në bazë të aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese të këtij viti që unë të jem në krye të ekipit negociator, të ekipit të dialogut për raportet me Serbinë. Presidenti i Republikës së Kosovës është, po ashtu, përfaqësues i politikës së jashtme, mirëpo nuk mund të jetë më krijues i politikës së jashtme siç ka pretenduar në këto dy vitet e fundit.”, tha Kurti për REL.

Ai shtoi se presidenti Hashim Thaçi nuk do të jetë i përjashtuar por nuk do të mund ta udhëheqë më.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, në një intervistë për emisionin “Opinion”.

Vuçiç tha se edhe me Thaçin ka qenë e vështirë por ajo që kërkon është arritja e një kompromisi. Sipas tij nëse shqiptarët nuk duan kompromis, nuk ka problem, serbët do vazhdojnë të jetojnë dhe Serbia do të ketë më shumë autoritet në bashkësinë ndërkombëtare.

“Për mua edhe ashtu ka qenë vështirë. Siç e shihni nuk kemi arritur tek rezultati. Nëse do të jetë me vështirë apo jo nuk e di, por për mua është vështirë që nuk kemi një zgjidhje të kompromisit dhe unë flas për gjëra serioze dhe jo për gjëra personale siç është ajo që Albin Kurti ka ofenduar të bijën time minorene duke e përfshirë në procese politike sepse njerëzit e ndershëm këtë nuk e bëjnë, por ta lëmë anash. Sa i përket Beogradit dhe Prishtinës, unë them që nëse nuk dëshironi kompromis nuk ka problem njerëz dhe vetëm na njoftoni dhe më thuani që nuk duam dhe ne do të themi në rregull do të vazhdojmë kështu të jetojmë, ne pak më mirë se ju, por me një autoritet më të madh se ju në bashkësinë ndërkombëtare që më vjen keq, por kjo është zgjidhja juaj me sa duket dhe nuk kam asnjë problem me këtë”  janë fjalët e Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *