Ylli i popit në Japoni, Ena Matsuoka, u sulmua jashtë shtëpisë së saj nga një fans i fiksuar.
“RT” shkruan se fansi kishte mundur të gjente se ku banonte këngëtarja duke zmadhuar reflektimin në sytë e saj në një foto që ajo kishte postuar në rrjetet sociale dhe e kishte përputhur pamjen në Google Maps.
Hibiki Sato, një 26-vjeçar i papunë, priti në një stacion autobusi pranë derisa këngëtarja të kthehej në shtëpi.
Kur ajo iu afrua derës së saj, i mbuloi gojën me një leckë dhe e tërhoqi në një “cep të errët” duke e keqtrajtuar atë.
Sipas mediave lokale, kjo pasoi një përleshje mes tyre çka e la Matsuoka-n të plagosur në fytyrë.
Sato rrëfeu për krimin kur u arrestua 16 ditë pas sulmit. Duke pranuar se ai ishte një tifoz obsesiv, shpjegoi se si e kishte gjurmuar duke përdorur foton. Ai madje kuptoi se cili ishte apartament i saj duke analizuar drejtimin e dritës dhe llojin e perdeve në foto.