Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri i çuditshëm shfaqet në panair, vizitorët e habitur çapëlejnë sytë (Video)


Një prototip helikopteri me pamje futuriste ka tërhequr një vëmendje të madhe, pasi u ul në tokë në Tianjin të Kinës. ‘Super Great White Shark’ duket si një pjatë fluturuese ose si UFO dhe është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale.

Imazhet e helikopterit të çuditshëm u shfaqën në internet në prag të Ekspozitës së pestë të Helikopterit në Kinë, e cila u hap zyrtarisht në Tianjin të enjten.

Edhe pse në “fazën fillestare të projektimit të tij”, sipas prodhuesve, supozohet se helikopteri do bazohet në teknologjitë e fundit të përdorura në helikopterët bashkëkohorë të SHBA-së dhe Rusisë.

Një shpjeguese e mjetit ajror që ka qarkulluar në internet tregon dy pilotë të ulur në kabinë, e montuar në mes të një rotori gjigant, të mbështjellë në trupin e ngjashëm me diskun e helikopterit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *