Policia e Krujës ka ndaluar dy shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale të vjedhjes dhe kultivim të bimëve narkotike.
Uniformat blu, kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim:
G.K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të tij ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”e kryer në bashkëpunim.
N.A., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale” Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.