Të tjera detaje janë mësuar lidhur me hetimet për djegien e makinës së përdorur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Si provë materiale për ngjarjen në fjalë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth zonës dhe të një banese private.
Kamerat e sigurisë sipas “Balkanweb” kanë kapur një person i cili pasi djeg makinën e Lelit largohet nga vendi i ngjarjes me një motor.
Nuk dihet nëse policia e ka identifikuar autorin dhe as për motivet e tij. Megjithatë paraprakisht dyshohet se incidenti lidhet me detyrën e Lelit si kryebashkiak i Vlorës.