38 kg marijuanë janë kapur në kufirin Greko-Shqiptar si edhe 4 kg pluhur hashashi, rreth 1 kg hashash çokollatë dhe mbi 2 kg vaj hashashi.
Operacioni është zhvilluar në Kozani. Në pranga ka rënë një shqiptar 25-vjeç dhe një grek 27-vjeç. Gjatë kontrollit në mjetin ku udhëtonin u gjetën dhe sekuestruan:
32 pako me 38 kg 760 gram marijuanë
4 kg 200 gram pluhur hashashi
990 gram hashash çokollatë
2 kg 270 gram vaj hashashi
3 celularë me 3 karta SIM