Projektuesit e një kompanie amerikane kanë nxjerrë në shitje një model atletesh të emërtuar ‘Jesus Shoes’ (Këpucët Jesus) duke i shitur nga 3 mijë dollarë palën.
Kompania MSCHF ka marrë një palë atlete Nike dhe i ka rimodeluar duke pretenduar se ka futur në shollën e tyre ujë nga lumi Jordan.
Uji i marrë në lumin e lartpërmendur ku u pagëzua Jezu Krishti, është bekuar nga një prift në Bruklin, Nju Jork e më pas është futur në thembrat e atleteve.
Marifeti ka bërë që personat t’i blejnë në kohë rekord atletetet e prodhuara duke bërë që kompania të nxjerrë fitime rekord dhe të nxjerrë në treg atlete të tjera.