Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Komisionit të Venecias: S’ka arsye për shkarkimin e Metës, politika të nisë dialogun


Kreu i Komisionit te Venecias, Gianni Buquicchio, ka deklaruar se sipas komisionit, presidenti Meta kishte bërë një shkelje, por sipas opinionit, ajo nuk ishte aq serioze sa të përbënte arsye për shkarkimin e tij.

Në një intervistë për ‘A2 News’, ai deklaroi se tani është një çështje politike duke bërë thirrje që shqiptarët të tregohen të zgjuar.

“Opinioni thotë se kishte një shkelje, por nuk ishte, sipas Komisionit, aq serioze sa të përbënte arsye për shkarkim të Presidentit. Tani është një çështje politike, por unë shpresoj se shqiptarët do të jenë të zgjuar. Që të gjithë, nga Presidenti te Qeveria, te Parlamenti deri te opozita, ajo brenda dhe jashtë Parlamentit. Të gjithë në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë e veta, në interes të vendit dhe popullit.” – tha ai.

Më tej ai shtoi se forcat politike të Shqipëri duhet të nisin një dialog të vërtetë për të mirën e vendit dhe për integrimin e tij në BE.

“Dëgjoni ai kishte nënvizuar disa elemente që iu komunikuan reporterëve dhe anëtarëve të nënkomisionit dhe i morën në konsideratë argumentet e tij. Tashmë opinioni u miratua. Unë në fund të takimit bëra thirrje që të gjitha forcat politike në Shqipëri të nisin një dialog të vërtetë, sepse ju keni nevojë për stabilitet, keni nevojë të bëheni bashkë për të mirën e shqiptarëve. Politika sigurisht është politikë, por e rëndësishme është vullneti i shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ju keni konsumuar kaq shumë kohë me konflikte politike.” – shtoi Buquicchio.

https://www.youtube.com/watch?v=pqA1FYGY30g


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *