Vendosni fjalën kyçe....

Kuq e zinjtë përpiqen, Turqia i ndëshkon në fund


Ka përfunduar me fitoren e Turqisë sfida për eleminatoret e Euro 2020. Ka mjaftuar një gol në fund të takimit për të hedhur poshtë të gjitha minutat në të cilat djemtë kuq e zi u përpoqën për të marrë një rezultat pozitiv.

Një mosmarrëveshje në mbrojtje dhe dalja e gabuar e Strakoshës solli golin e Tosun në minutën e 90’.

Kjo sfidë u karakterizua nga duele të forta mes lojtarëve ku nuk munguan edhe tensionet të cilat sollën edhe kartona të verdhë për lojtarët e të dy ekipeve. Arbitri i takimit nxori plot 8 kartona nga xhepi ku 5 lojtarë u ndëshkuan nga kombëtarja jonë ndërsa 3 nga Turqit.

Për Shqipërinë, pati edhe raste për gol të cilat nuk u shfrytëzuan si duhet nga sulmuesit dhe sidomos Rei Manaj i cili shpërdoroi disa raste të pastra për shënim.

Me këtë humbje shuhen shpresat për kualifikim në Euro 2020, ku në sfidën tjetër Shqipërinë e prej një përballje me Moldavinë pas 3 ditësh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *