Një fokë ishte shumë pranë vrasjes nga një ari i murrmë pranë liqenit Bajkal, por një grup varkëtarësh ndërhynë në kohë duke e hequr nga thonjtë e gjahtarit.
E gjithë pamja u kap nga një grup peshkatarësh vendas që përshkuan ujërat e liqenit të madh të Siberisë.
Një video e publikuar nga kanali ‘Telegram Mash’ tregon ariun duke e mposhtur në mënyrë agresive viktimën e tij, por lufta nuk zgjat shumë.
Njëri nga burrat i jep gaz mjetit dhe përpiqet të trembë ariun, që largohet me shpejtësi duke e lënë fokën që të hyjë në ujë e të shpëtojë.