Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet prokurori i Tiranës, kandidonte për SPAK


Shkarkohet nga detyra Prokurori i Tiranës Ndini Tavani, i cili është njëherësh edhe kandidat për SPAK.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është dhënë sot, pas hetimeve ndaj Tavanit në tre kriteret e rivlerësimit.

Komisioni ka konstatuar se ka pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e deklaruara nga Tavani, ndërsa nga raporti i Komisionit rezultoi me probleme edhe në pastërtinë e figurës.

Komisioni ka patur dyshime në lidhje me burimin pasurisë së Tavanit. Të ardhurat e deklaruara nga avokatia, Komisionit i kanë rezultuar më pak se ç’ka deklaruar subjekti.

Prokurori ka deklaruar se ka në pronësi një apartament në Tiranë, në vlerën 4 milionë e 500 mijë lekë dhe një makinë “Citroen”, e blerë në 2016 për 900 mijë lekë. Por nga ana financiare ka rezultuar se subjekti ka qenë në pamundësi financiare për kryerjen e këtij shpenzimi.

Tavani ka hetuar çështje të nxehta gjyqësore mes të cilave ajo për vrasjen e bankierit Artan Santo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *